Ambasadori kinez për përshkallëzimin e mundshëm të situatës në veri të Kosovës: Kina dhe Serbia janë miq shumë të mirë

Ambasadori kinez për përshkallëzimin e mundshëm të situatës në veri të Kosovës: Kina dhe Serbia janë miq shumë të mirë

Aleksandër Vuçiç dhe Li Ming

Ambasadori kinez në Serbi, Li Ming, duke komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë, siç është vendimi i Bankës Qendrore për ndalimin e dinarit, ka thënë se Kina beson se “çdo veprim i njëanshëm mund të çojë në përhapjen e panikut dhe përshkallëzimin e tensioneve”, duke shtuar se të gjitha pakicave etnike duhet t’u garantohen të drejtat, duke përfshirë dhe serbët në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin serb ‘RTS’ Li Ming tha se Pekini ka ndjekur ngjarjet e fundit në Kosovë dhe se ‘janë të shqetësuar’. Sakaq theksoi miqësinë mes Serbisë dhe Kinës.

“Ne besojmë se çdo veprim i njëanshëm mund të çojë në përhapjen e panikut dhe të çojë në një përshkallëzim të tensionit, i cili nuk është në interes të asnjërës palë pjesëmarrëse në mosmarrëveshje, as në interes të paqes në rajon dhe stabilitetit. Ne besojmë se të gjitha grupet etnike dhe të duhet të respektohen dhe garantohen, duke përfshirë edhe komunitetin serb dhe për këtë arsye shpresojmë që Marrëveshja e Brukselit dhe themelimi i Asociacionit do të mund të zbatohet”, tha ai.

Për sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Li Ming tha se duhet të zgjidhen përmes dialogut, shkruajnë mediat kosovare.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe shtim të vranësirave në zonat malore, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe shtim të vranësirave në zonat malore, si parashikohet moti për sot