Ambasadori Koçi mes Bushatit
dhe Nishanit... i bindet ministrit

Ambasadori Koçi mes Bushatit<br />dhe Nishanit... i bindet ministrit
TIRANE - Ambasadori shqiptar në OSBE Spiro Koci është kthyer në atdhe, duke ju bindur kështu urdhrit të Ministrisë së Jashtme për të dorëzuar detyrën, mandati i së cilës i kishte mbaruar prej 1 viti.
 
Pak kohë më parë kryediplomati Koçi u gjend mes dy shkresash, ku ministria kërkonte kthimin, ndërsa Presidenti e urdhëronte të rrinte në detyrë deri në dekretin e lirimit.
 
Shqiptarja.com mëson kthimin e tij në pritje të një tjetër detyre të rëndësishme në këtë ministri.
 
Spiro Koçi është dekretuar Ambasador i Shqipërisë pranë OSBE-së dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Vjenë (UNOV) në 28 shtator të vitit 2010. Pra ka plot 5 vite në këtë detyre.
 
Vetë Spiro Koci ishte i vetëdijshëm për përfundimin e mandatit të tij. Madje në  vjeshtën e vitit 2014 ai ka shprehur, nëpërmjet një kërkese të posaçme për MPJ, gatishmërinë për t’u larguar nga Vjena, siç e parashikon praktika dhe ligji i shërbimit të jashtëm.

“ From: Spiro Koci 
Date: Tue, 25 Nov 2014 10:05:12 +0100
To: Ditmir BUSHATI
I nderuar Z. Ministër,
...
“Në fund të vitit unë do të mbush 4 vjet nga ardhja në Vjenë si Ambasador. Është krejt normale që me mbarimin e këtij mandati të lëviz në një detyrë tjetër. Jam i gatshëm të kthehem e të kontribuoj në çfarëdo detyre që do të më ngarkohet me përkushtim 
... ”


Pas shprehjes së kësaj gatishmërie ministri Bushati dhe Kryeministri Rama i kanë kërkuar Presidentit Nishani lirimin e ambasadorit, por kreu i shtetit edhe nuk e ka firmosur dekretin.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00