/ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu mori pjesë sot në nismën për "Dhurimin e Gjakut" organizuar në Ambasadën Amerikane në Tiranë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.
"Dhurimi i gjakut nuk kërkon më shumë sesa disa minuta nga koha juaj, por dhuron një jetë të tërë për dikë tjetër. Ju ftoj të gjithëve që të mbështesni Kryqin e Kuq Shqiptar," tha Ambasadori Lu.
Dhurimi i Gjakut nga Ambasada Amerikane në Tiranë është një aktivitet që mbahet çdo vit dhe fton të gjithë punonjësit e Ambasadës që të dhurojnë gjak.
Sipas Kryqit të Kuq, një qese gjak mund të shpëtojë 3 jetë njerëzish. Bëhuni edhe ju një hero! Dhuroni gjak dhe do mund të shpëtoni jetë dhe të jepni shpresë!
/Shqiptarja.com