Ambasadori në OSBE, Hazizaj:
Nishani, Bushati e Koçi në paligjshmëri

Ambasadori në OSBE, Hazizaj:<br />Nishani, Bushati e Koçi në paligjshmëri
Çfarë duhet të bëjë ambasadori ynë në OSBE tashmë që është në mes dy shkresash që kundërshtojnë njëra-tjetrën? Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, tha për Shqiptarja.com, se qëndrimi i Spiro Koçit në Vjenë është i paligjshëm, e po ashtu, në kushtet e paligjshmërisë janë dhe Ministri i Jashtëm dhe Presidenti. 

Qëndrimi i ambasadorit tonë në OSBE, në kushtet kur i ka përfunduar mandati, është i paligjshëm. Po kaq në paligjshmëri janë Ministri i Jashtëm dhe Presidenti i Republikës, të cilët nuk kanë zbatuar afatet ligjore për zëvendësimin e ambasadorëve”, - tha Hazizaj.

Sipas ligjit për shërbimin e jashtëm, në rastet kur përfundon mandati, ambasadori zëvendësohet në krye të misionit nga i ngarkuari me punë deri në zgjedhjen e zëvendësuesit të tij. Por a duhet Koçi t’i bindet Presidentit, apo Ministrit të Jashtëm.

Në një praktikë të ngjashme në vitin 2008, asokohe ambasador në Beograd, Spiro Koçi është kthyer në atdhe pa marrë ende dekretin e lirimit nga presidenti. Në fakt, nuk është hera e parë që ndiqet kjo praktikë. Në vitin 2008, në kohën kur Ministër ishte Lulzim Basha, kur kishte më pak se dy vjet në detyrë si ambasador në Serbi dhe pranoi ta linte detyrën, pa pritur dekretin e mëtejshëm të lirimit të tij nga Presidenti i atëhershëm Bamir Topi.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë