Ambasadori për mbrojtjen Kibernetike në SHBA vizitë në Tiranë: Jemi të përkushtuar më mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë

Ambasadori për mbrojtjen Kibernetike në SHBA vizitë në Tiranë: Jemi të përkushtuar më mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë

Ambasador për Hapësirën Kibernetike në SHBA, Nathaniel Fick takim me zyrtarët e lartë shqiptarë

TIRANË- Ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale në SHBA, Nathaniel Fick, ka kryer në vizitë zyrtare në Tiranë. Zyrtari i lartë amerikan ka takuar zvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa i ka shprehur mbështetjen në mbrojtjen kibernetike.

“Pata diskutime konstruktive mbi sigurinë kibernetike me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Koordinatorin e Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kibernetike. SHBA janë të përkushtuara për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë shqiptarë në mbrojtjen kibernetike”.- shkruan ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale Nathaniel Fick.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve! Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë