Ambasadori rus për Report Tv: Marrëdhëniet Moskë-Tiranë, jo në ditët më të mira

Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Shqipërisë nuk është në fazën më të mirë. Kështu shprehet ambasadori rus në vendin tonë, Mikhail Afanasiev në një intervistë për ReportTv, teksa shprehet se  Moska vlerëson kryesimin e Shqipërisë në OSBE.

Nuk mund të jemi krenar me nivelin e marrëdhënieve te tashme mes dy vendeve. Rusët e thjeshtë dhe qeveria ruse e konsiderojnë Shqipërinë një vend shumë të mirë. Ka mosmarrëveshje mes Moskës dhe Shqipërisë përsa i përket sigurisë në Europë dhe Ballkan por kjo nuk na pengon të mos kemi bashkëpunim. Vlerësoj OSBE-në kryesimin” tha ai.

Ambasadori shprehet se Shqipëria është një nga vendet e preferuar për turistët rusë dhe shpreson që situata e vështirë me bllokimin e kufijve për shkak të pandemisë COVID-19 të kalojë shpejt.

Dëshirojnë të vijnë sa më shumë turistë jo vetëm në Gjirokastër por në të gjithë Shqipërinë por për shkak të situatës së pandemisë kjo është e pamundur në këtë kohë. Në optikën e Rusisë, sipas ambasadorit rus në Tiranë, Shqipëria është vend miqësor”.

Afanasiev tha se përveç marrëdhënieve të mira  në turizëm, shpreson për përforcim të bashkëpunimit në edhe në fusha të tjera të ekonomisë si energjetika dhe transporti. Kryediplomati rus ndodhej në Gjirokastër, qytet të cilin e vlerëson të veçantë me vlera kulturore dhe historike të jashtëzakonshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 19/07/2020 09:49

    Shikoni veten zoti Ambasador M.Afanasiev.Jeni vetem pala juaj pergjegjes per ditet jo te mira te marredhenive Shqiperi-Rusi.Ju rrini me uren e zjarrit te destabilizimit ne dore;siguria ne Ballkan kercenohet nga pala ruse. Sa per njerzit e thjeshte,qofte shqiptaret qofte ruset,duan dhe hyzmetojne normaliteti dhe paqen. Tung.

    Përgjigju
  • Nje vic Rus: 18/07/2020 18:27

    Hhahahahahahahah. Na kane care bythen per nje gjysem shekulli ne fizlofite ruse. tani qahen se nuk kemi marredhenie te mira. Mire! kenaqesi qe nuk kemi asnje marredhenie me vicat e rusise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë