Takimi ndërmjet ambasadorit Sequi dhe prokurorit Llalla u zhvillua pa praninë e mediave, ndërsa vetë Prokuoria e Përgjithshme nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaroi se temë e bisedës ka qenë mbështetja e Bashkimit Europian ndaj organit të akuzës.
Pak ditë më parë vetë ambasadori Ettore Sequi e cilësoi vendimin e pafajsisë ndaj gardistëve si një vendim të apelueshëm dhe jo të formës së prerë duke lënë të kuptohet qartazi se pret nga organi i akuzës të marrë këtë iniciativë.
Në përfundim të takimit ambasadori i BE-s, nuk ka pranuar të prononcohet për mediat. Jo zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme pritet të vendosë sot pasdite për apelimin e vendimit.
(sg/shqiptarja.com)