Donald Trump u betua sot më 20 Janar si Presidenti i 47-të amerikan dhe lista e të ftuarve ka qenë e gjatë. Ndër të parët që e uroi për detyrën pas betimit ishte edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj.
Me një postim në rrjetin X, kreu i shtetit shpreh kënaqësinë dhe jep 'urimet më të ngrohta' për homologun e tij amerikan:
"Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë", shkruan mes të tjerash Begaj.
![]()
Por mes atyre që mori pjesë në ceremoninë zyrtare të betimit në Uashington, ka qenë edhe ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati.
Në një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Bushati shkruan rreth pjesëmarrjes në ceremoni si një moment historik, teksa thekson se pret me padurim që të vijojë puna dhe miqësia mes dy vendeve:
“I nderuar të jem pjesë e këtij momenti historik të inaugurimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Shqipëria dhe SHBA mbeten të bashkuara në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Presim me padurim të vijojmë punën për të forcuar miqësinë & partneritetin mes dy vendeve tona”, shkruan diplomati shqiptar në Uashington.
Postimi i ambasadorit shqiptar në SHBA, Ervin Bushati
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, për betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në rrjetin social "X", Begaj shkruan:
Urime të ngrohta për @realDonaldTrump për betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë.
Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë.
Warm Congratulations to @realDonaldTrump on being sworn in as the 47th President of the United States.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 20, 2025
The United States of America continues to stand as a testament to the enduring values of democracy.
Albania takes pride in its strong alliance and friendship with the USA…
Komente


O Bushat ku ishe ti tek dera duke ju fshire pluherat te ftuarve?
PërgjigjuErvin Bushati KOKËRR HAJDUTI , që BURGUN e ka shumë shumë pak !!!!! Ervin Bushati HAJDUT dhe ZVARRANIK PUSHT-eti që ka VJEDHUR dhe ka GRABITUR MILIONA e MILIONA EURO , dhe NUK po NDËSHKOHET akoma nga DREJTÈSIA e RE , dhe SPAK është në GJUMË TOTAL !!! Ti KONFISKOHEN PRONAT HAJDUTIT dhe GRABITQARIT të RRËZIKSHËM Ervin Bushatit të PËSHTIRĒ
Përgjigju