TIRANE- Ambasadori i Shqipërisë në Berlin Valter Ibrahimi e cilëson vizitën e ministrit të Jashtëm gjerman, Westerwelle si një ngjarje të rëndësishme dhe konfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Tiranës e Berlinit.
Ai thotë se vizita zhvillohet në kuadër të një turi rajonal dhe vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin. Vizita është shprehje e vëmendjes dhe mbështetjes gjermane në kuadrin e procsit të afrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit me Bashkimin Europian. Gjermania dhe ministri i Jashtëm, Westerwelle në mënyrë të vazhdueshme dhe substanciale kanë mbmështetur Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit social-ekonomik dhe integrimit në strukturat euroatlantike dhe evropiane.
Në një intervistë për DW muajin e kaluar ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper, duke folur për marrëdhëniet dy palëshe u shpreh se "vlerësuar që prej fillimit të bashkëpunimit tonë për zhvillim, bashkëpunimi gjerman tekniko-financiar në nivel dypalësh së bashku me kontributin e Gjermanisë në kuadër të asistencës shumëpalëshe arrin në më shumë se një miliardë euro". Sipas saj, sektorët kryesorë, ku përqëndrohen projektet mbështetëse janë energjia, ujësjellës - kanalizimet, mbështetja për sipërmarrjet e vogla e të mesme dhe qeverisja e mirë.
marrë nga Dwelle
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com