Ambasadori Volfarth shijon kanionet e Osumit

Ambasadori Volfarth shijon kanionet e Osumit
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, ka shijuar këto ditë kanionet e mrekullueshme në lumin Osum.
Bashkë me një grup shoqëruesish Volfarth ka vendosur që të bëjë rafting në kanionet e famshme ku siç shihet nga foto duket mjaft i kënaqur, madje ka pohuar se ishte një nga udhëtimet e tij më të bukura në Shqipëri.





“Ishte fantastike kjo eksperiencë në kanionet e Osumit. Një nga udhëtimet më të bukura që të sjell rasti të bësh.
Cfarë nuk kishtë ujëvara, kulla të natyrës, nuk kishe ku ta çoje kokën më përpara. Gjatë aventurës rafting mund të shijosh edhe pamjen përrallore të tetë ujëvarave, të cilat bien nga një lartësi mbi 100 m dhe mund të prekësh shpatet e Kanionit 3 milion vjeçar me të dyja duart. Gjithashtu kënaqësi më vete ishte shoqëria dhe përkujdesi që na fali guida profesionale e rafting.
Të gjithë duhet të përhapim fjalën për promovimin e këtyre bukurive natyrore. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të mbrohet natyra dhe këto monumente natyre”, ka thënë Volfarth pas kësaj experience.






(J.H/ shqiptarja.com)

24/2
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë