/ATSH/.- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, përgëzoi sot Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes për drejtësisë" duke theksuar se pret zbatimin e marrëveshjeve.

Jacobson i ka bërë këto komente në rrjetin social Twitter, pas nënshkrimit të marrëveshjes për drejtësinë mes kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, në orët e para të ditës së sotme, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini./KosovaPress/