/ATSH-AFP/ - Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power dënoi sot gënjeshtrat e turpshme të Rusisë në konfliktin ukrainas, në një fjalim para disa qindra ukrainasve.
"Theksi i vendosur mbi Ukrainën në Këshillin e Sigurimit është i rëndësishëm sepse kjo mundëson në emër të SHBA-së të shfaq prova të shumta për agresionin rus si dhe gënjeshtrat e turpshme", deklaroi ajo në një fjalim para disa qindra ukrainasve të mbledhur në Pallatin e Tetorit jo shumë larg sheshit Maidan, vendi i kontestave pro-evropiane shtypur në shkurt të vitit 2014 dhe që sollën rrëzimin e regjimit prorus.
Power kujtoi pushtimin e Krimesë nga trupat ruse që zgjati tre javë para aneksimit në muajin mars 2014, gjë që Rusia e hodhi poshtë në atë kohë.