Ambasadorja amerikane në OKB: Zgjedhjet e mesmandatit nuk do të ndikojnë në mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën

Ambasadorja amerikane në OKB: Zgjedhjet e mesmandatit nuk do të ndikojnë në mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën

1667927470_1111.PNG

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit nuk do të kenë asnjë ndikim në mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

"Unë nuk shoh se zgjedhjet do të kenë ndikim në atë mbështetje. Kjo është një çështje e brendshme", u tha Thomas-Greenfield gazetarëve gjatë një vizite në një qendër arsimore të UNICEF-it për refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë.

Republikanët dhe demokratët kanë arritur fitime në zgjedhjet e mesmandatit, por kontrolli i Kongresit të SHBA-së mbetet i paqartë me disa gara kyçe ende të pavendosura.

Thomas-Greenfield theksoi se "mbështetja e SHBA-së për Ukrainën ka qenë dypartiake".

"Politika jonë e jashtme ka qenë dypartiake dhe e di se presidenti do të vazhdojë të punojë me Kongresin për të marrë mbështetjen që i nevojitet Ukrainës derisa të marrin fund sulmet e paprovokuara të Rusisë ndaj Ukrainës", tha ajo.

Ajo gjithashtu falenderoi qeverinë dhe popullin polak për ndihmën e tyre për refugjatët ukrainas.

"Një pjesë e takimeve të mia këtu në Poloni ishte të bisedoja me agjencitë, të bisedoja me qeverinë e Polonisë për planet e emergjencës për mundësinë që njerëzit të fillojnë të kalojnë kufirin për shkak të kushteve brenda Ukrainës", tha ajo.

Thomas-Greenfield ishte në Ukrainë në fillim të kësaj jave, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky.

Sipas një njoftimi nga zyra e saj, Thomas-Greenfield i tha presidentit ukrainas: "SHBA-ja është e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe është e gatshme të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa duhet".

Në njoftim theksohet se ata gjithashtu biseduan për "përpjekjet ndërkombëtare për të minimizuar ndikimin e agresionit të Rusisë në sigurinë globale të ushqimit, duke përfshirë mbështetjen dhe zgjerimin e Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi të ndërmjetësuar nga OKB-ja, si dhe për të siguruar përgjegjësi për krimet e luftës dhe mizoritë e kryera mbi popullin ukrainas".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rusia largon trupat nga rajoni i Kherson! Biden: Po humbasin! NATO: Duhet të presim


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje