Ambasadorja e BE në Shqipëri ka një kërkesë urgjente: Ndaloni legalizimin e pronave të paligjshme

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka kërkuar sot nga institucionet shqiptare që të ndalohet legalizimi i objekteve të paligjshme. Gjithashtu diplomatja e BE në vendin tonë kërkoi që të merren masa për përfituesit e paligjshëm të pronave.

Një tranzicion kaq i gjatë dhe i vështirë nuk mund të përfundojë pa një dialog ku të përfshihen të gjithë aktorët dhe mbi të gjitha pronarët. Po kështu është urgjente që praktikat abuzive të së shkuarës të ndalen dhe ndërtimet e paligjshëm të legalizuar në kurriz të pronarëve të mos legalizohen.

Romana Vlahutin

Ndërkohë që Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se do të ndërtohet një agjenci unike që mundëson integrimin e të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me pronën dhe trajtimin e titujve të pronësisë.

d.ba./al.sp./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri edhe me burg për shkelësit e rregullave gjatë emergjencës së koronavirusit?

Komento

Komente

  • Lule: 22/06/2018 18:35

    Ktheni pronat ku jane te lira pronareve. Mos shpikni kinezerira. Ndalni legalizimet.

    Përgjigju
    • Legalja: 22/06/2018 23:15

      Ne jemi kapitalista krijues fanar ndricues moj lule. Pronat i gezojme ne qe i zume jo ju qe i trasheguat