Ambasadorja e re e BE-së, Christiane Hohmann në kuadër të ceremonisë së zhvilluar në nder të kampiones evropiane Luiza Gega ka takuar kryeministrin e vendit Edi Rama. Shkëmbimi i tyre ishte për herë të parë personalisht edhe pse Hohmann uroi çeljen e negociatave të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Më herët kryeministri në fjalën e tij tha se e ka ftuar ambasadoren që të marrë pjesë në festimet për Luiza Gegën, pasi ky është një rast i veçantë se jo gjithmonë i ndodh Shqipërisë të mundë Gjermaninë.
Ambasadorja nëpërmjet një postimi në platformën Twitter ndau edhe kënaqësinë e saj për takimin e kampionës së Evropës Luiza Gega. Kryediplomatja pati edhe një takim më herët me zv kryeministren Balluku.
‘E kënaqur që takova Kryeministrin @ediramaal për shkëmbimin tonë të parë rreth fazës së re të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. #BE do të mbështesë #Shqipërinë në çdo hap të rrugës.
E nderuar që kam mundësinë të takoj edhe kampionen evropiane @luizagega gjatë ceremonisë së çmimit të saj. Një shembull i shkëlqyer i asaj që shqiptarët mund të arrijnë në Evropë me përkushtim dhe punë të palodhur.’- shkruan ambasadorja.
Luiza Gega gjatë ceremonisë, foto e publikuar nga ambasadorja në Twitter.
Kutjojmë se Christiane Hohmann ka nisur misionin e saj diplomatik në vendin tonë këtë vit si pasuese e Luigi Sorecës. Ajo dikur mbante postin si ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnjë-Hercegovinë.'
Ambasadorja e re e BE në vendin tonë zhvilloi një takim me zv.ryeministren Belinda Balluku.
Në fokus të takimit, ashtu sikurse Christiane Hohmann zbulon, ishte bashkëpunimi në fushat e energjisë, reformat e integrimi.
“Takimi i mirë mbi bashkëpunimin në fushat kyçe të energjisë e zhvillimit të infrastrukturës. BE është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këto fusha kyçe për qytetarët e saj e integrimin”, shkroi Hohmann.
-
Gjithmone kur ka shkrim te rames komentojn te njejtit patronazhiste byth lepiresa turpe tju vi
Përgjigju -
Qe shqiperia te zhvillohet dhe te eve perpara duhet te beje sa me shume mareveshje
Përgjigju -
Sa me shume bashkepunime pacim dhe maredhenie te mira me vendet e tjera
Përgjigju -
Me vjen mire qe po behen keto marreveshje per zhvillimin e shqiperise ne shume aspekte
Përgjigju -
Si gjithmone duke bere bashkpunimet dhe marreveshjet e duhura per tu zhvilluar si vend
Përgjigju -
Me mbeshtetjen e tyre rruga drejt be ka per te qene shume here me e lehte
Përgjigju -
Sa me behet qejfi qe do te kemi nje mbeshtetje kaq te madhe per te hyre ne be.
Përgjigju -
Keshtu vazhdoni me keto bashkpunime me te medha
Përgjigju -
Shpresojme te futemi sa me shpejt ne Be
Përgjigju -
Nje super mardhenie e mir e krijuar me BE
Përgjigju -
E kemi te nevojshme mbeshtetjen tuaj
Përgjigju -
Mbeshtetjaa juaj na gezon shume se kemi shpresa
Përgjigju -
Shpresojme qe te hyjme sa me shpejt ne be
Përgjigju -
Po marim mbeshtetje sepse gjith kohen qeveria i ka dhene shume rendesi bashkepunimeve dhe e di qe shum shpejt do te behemi pjes e be dhe mezi e presim.
Përgjigju -
shpresojme qe hapja e negociatave te jete nje proces i lehte per te gjithe
Përgjigju -
Do te kemi gjithmon mbeshtetes me emer per sa kohe kemi ramen si kryeminister te vendit ton.
Përgjigju -
sporti na bashkon te gjitheve krenar per kete bashkim
Përgjigju











Komente
Komento