Viti 2016 është një nga vitet më të rëndësishme për Shqipërinë. Ky është konstatimi që është bërë sot nga ambasadorja e Hollandës në vendin tonë, gjatë një takimi që ajo pati me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Integrimit.
“Më lejoni të përgëzoj edhe Shqipërinë pasi mendoj se 2016 – ta do të jetë një vit i rëndësishëm për ju” ka thënë De Weerd.
Duke folur mbi kryesimin e Bashkimit Europian nga vendi i saj, ambasadorja Deëe Van De Ëeerd ka thënë se vendi i saj ka marrë Presidencën në një moment të vështirë, siç është ky i valës së emigrantëve, sulmet terroriste dhe tentativave për të përhapur frikë e për të fragmentuar vendet tona.
“Në fakt ne kemi marrë presidencën në kohë të vështira. Besoj se është e qartë për të gjithë se BE po bërballet me situata të vështira, siç janë fluksi i madh i emigrantëve që po vijnë në vendet e Bashkimit Europian, sulmet terroriste që po godasin vendet tona, tentativat për të përhapur frikë dhe për të fragmentuar vendet tona. Verejmë se po përballemi me faktin se nuk gjejmë përgjigje të thjeshta për këto probleme” shtoi ambasadorja.
Por ajo ka shtuar se, suksesi i Presidencës do të varet edhe nga aftësia për t’iu përgjigjur këtyre problemeve dhe për këtë arsye kemi përcaktuar një axhendë të qartë, por është i qartë edhe fakti që kemi të paditura që nuk i njohim, ngjarje të papritura.
“Aktualisht kjo është edhe puna që po na merr më shumë kohë. Ne po zhvillojmë presidencën tonë duke e bazuar tek agjenda strategjike e Këshillit për 2014-ën, së bashku me partnerët tanë, Sllovakinë dhe Maltën. Ata do të drejtojnë presidencën në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe në gjysmën e parë të vitit 2017” ka vijuar ajo.
Ambasadorja e Holandës ka shtuar se vendi i saj po përpiqet që të gjejë zgjidhjet e duuhura për problematikat e paraqitura përmes kompromisit.
“Si vend që kemi radhën e presidencës, ne duhet të tentojmë vërtetë të ndihmojmë 28 vendet anëtare të gjejnë kompromis. Ju duhet të dini se hollandezët janë pragmatikë dhe ne do të kërkojmë të gjejmë zgjidhje” përfundoi ambasadorja.
Sipas saj, Holanda ka tre parime kryesore në udhëheqjen e saj të Presidenvës së Bashkimit Europian dhe këto parime kanë të bëjnë me: Fokusimin në gjërat thelbësore, inovacioni për zhvillim të qëndrueshëm e punësim si dhe krijimi i lidhjeve më të mira me qytetarët.
RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com