/ATSH-Gjergji Mima/. -Ambasadorja e Hollandës në Tiranë, Dewi Van de Weerd mori pjesë në prezantimin e gjetjeve kryesore të një projekti të mbështetur nga ana e Hollandës në lidhje me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së prokurimit on-line në nivel lokal.
Ambasadorja theksoi nevojën për të rritur besimin e qytetarëve tek institucionet, si thelbësore për ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit.
"Një tjetër projekt është përfshirë në bashkinë e Beratit për sigurimin e informacionit më të mirë në shërbimin e qytetarëve. Projekte të tilla sigurojnë një reagim më kuptimplotë të palëve të interesuara për perceptimin e shërbimeve publike, dhe këto projekte më pas shërbejnë si bazë për përmirësimin e tyre. Kjo mund të bëhet duke siguruar informacion përmes mënyrave të thejshta si nëpërmjet broshurave dhe përmes futjes së ankesave në kuti shërbimi", thekson Ambasada e Hollandës në Tiranë në një postim në rrjetin social "Facebook".
/Shqiptarja.com