TIRANË – Ambasadorja e re e Afrikës së Jugut, znj.Nomatemba Tambo me rezidencë në Romë është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, z. Aldo Bumçi për paraqitjen letrave kredenciale.

Burimet zyrtare të ministrisë njoftuan se Bumçi, pasi i uroi ambasadores Tambo suksese në detyrën e re, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona, duke shprehur vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të të gjitha niveleve si dhe krijimit të kuadrit ligjor.

Nga ana e saj, Ambasadorja Tambo, vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes dy vendeve tona dhe shprehu angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në fusha me interes reciprok si turizmi, energjetika etj.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)