LEZHE- Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura solli një mbrëmje plot emocion dhe elegancë artistike për publikun artdashës të Lezhes.
Nën interpretimin e instrumentistëve, në sallë jehuan veprat e njohura të Antonio Rosetti, Max Bruch dhe W. A. Mozart, duke krijuar një udhëtim muzikor mes ritmit, finesës dhe harmonisë klasike.
Në skenë shkëlqyen dhe solistët Briken Burgjia, Keli Gavelli, Igli Zeqiri dhe Anxhelo Xhaja, të cilët nën dirigjimin e Laert Qazimit dhe Harlen Nikollit sollën emocione të forta artistike dhe morën duartrokitje të vazhdueshme nga publiku.
Atmosfera e ngrohtë dhe interpretimet virtuozë e kthyen koncertin në një nga aktivitetet më të veçanta kulturore të mbrëmjes në qytetin e Lezhës.
Koncerti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura zgjati rreth 90 minuta, duke dhuruar emocione per publikun qe mbushi sallen e Pallatit te Kultures.
Komente









