Ambasadorja e re e Danimarkës, i paraqiti Letrat Kredenciale Metës

Ambasadorja e re e Danimarkës, i paraqiti Letrat Kredenciale Metës

Takimi i Presidentit Ilir Meta me Ambasadoren e re e Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, Liselotte Plesner

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, Liselotte Plesner.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë gjatë tre dekadave në zhvillimin e demokracisë dhe të institucioneve.

(Takimi i Presidentit Ilir Meta me Ambasadoren e re të Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, Liselotte Plesner)

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe duke u ndalur në fushën e turizmit, shprehu besimin se vendosja e fluturimeve direkte në periudhën e verës, mes Kopenhagenit dhe Tiranës, do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit në këtë fushë dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes shqiptarëve e danezëve.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu edhe rolin dhe mbështetjen e Danimarkës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për vijimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut