Ambasadorja e re e SHBA-së në Ukrainë: Fokusi ynë është që të ju mbrojmë dhe të pengojmë agresionin rus

Ambasadorja e re e SHBA-së në Ukrainë: Fokusi ynë është që të ju mbrojmë dhe të pengojmë agresionin rus

Ambasadorja e re e Uashingtonit në Ukrainë i ka thënë BBC-së Neëshour se "i gjithë fokusi" i SHBA-së "është të ndihmojë Ukrainën të mbrohet dhe të pengojë agresionin rus".

Bridget Brink tha se premtimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë ndaj Ukrainës "është një njohje se situata ka ndryshuar" dhe është ajo që u duhet forcave ukrainase.

Brink tha se SHBA kishte "marrë garanci" nga presidenti Zelensky se sistemet "nuk do të përdoren kundër objektivave rusë në territorin rus".

Ajo u pyet gjithashtu në lidhje me komentet e fundit të bëra nga Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit, i cili sugjeroi se cedimi i territorit nga Ukraina për të bërë paqe me Rusinë ishte i pashmangshëm.

“Është e vështirë të thuhet”, u përgjigj ajo kur u pyet për komentet e tij.

"Unë mendoj se shumë njerëz do të kishin thënë më 24 shkurt se qeveria ukrainase do të bjerë dhe Rusia së shpejti do të pushtojë Ukrainën dhe do të jetë në kufirin e shumë vendeve evropiane. Por kjo nuk ndodhi," tha ajo.

"Në një moment do të ketë një negociatë. Presidenti Zelensky e ka thënë vetë këtë. Dhe në një moment ai negociat do të duhet të jetë midis Ukrainës dhe Rusisë," shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Rusia gati të ofrojë portin e Mariupolit për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nëse hiqen sanksionet! Moska shkarkon gjeneralin e lartë


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë