Mbi 700 mijë ushtarë rusë mendohet të jenë vrarë ose zhdukur që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Këto janë të dhënat e publikuara nga media e pavarur ruse Mediazona dhe media letoneze në gjuhën ruse, Meduza.

Mediazona, e cila monitoron regjistrat zyrtarë dhe mbledh të dhëna shtesë në bashkëpunim me redaksinë ruse të BBC-së, ka evidentuar shifra të reja pas një sulmi kibernetik ndaj agjencisë ruse të statistikave, Rosstat. Redaksia deklaroi se është ‘e bindur për autenticitetin e këtyre të dhënave’.

Sipas përllogaritjeve të dy mediave, deri më tani janë konfirmuar 500 mijë viktima, ndërsa rreth 200 mijë ushtarë të tjerë dyshohet se kanë humbur jetën, por vdekjet e tyre ende nuk janë pasqyruar në regjistrat rusë për shkak të vonesave administrative.


Lajmi kryesor:

Goditja e anijes ushtarake ruse në Libi, Zelensky merr përsipër sulmin: E sulmuam me 7 dronë detarë