Veliaj prezanton ambasadoren e re të Izraelit në Tiranë: Krenarë për mijëra familjet shqiptare që i mikpritën hebrenjtë pa paragjykim

TIRANË- Galit Peleg, ambasadorja e re e Izraelit në Tiranë, e nisi zyrtarisht detyrën përmes një ceremonie të zhvilluar në memorialin kushtuar hebrenjve në Parkun e Liqenit Artificial.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi ambasadoren Peleg një diplomate karriere të suksesshme, e cila ashtu si paraardhësit e saj, dëshmon respektin që shteti i Izraelit tregon ndaj Shqipërisë.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mirëpresim në Tiranë një mikeshë, një ambasadore karriere; është respekt që shteti i Izraelit tregon ndaj Shqipërisë, duke sjellë ambasadorë me kalibër të lartë”, deklaroi ai.

Veliaj u shpreh se ndihet krenar që Shqipëria është një nga të paktat vende që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u hapi dyert hebrenjve.

“Kemi ardhur jo rastësisht këtu, në memorialin kushtuar Holokausttit në Parkun e Liqenit të Tiranës, për të kujtuar se Shqipëria jonë e vogël ka mbajtur qëndrimin e duhur, duke u reshtuar në anën e duhur të historisë. Ky qytet kishte vetëm 200 hebrenj në fillim të luftës, kurse në fund të saj rreth 2000. Pavarësisht nëse familjet ishin katolike, ortodokse, sunite, shiite, apo protestante, i mikpritën pa paragjykim, pa parë racizëm, pa qenë të infektuar nga antisemitizmi,” u shprej më tej ai.

Diplomatja, e cila ka shërbyer në disa misione të rëndësishme përpara se të vinte në Shqipëri, tha se si bijë e të mbijetuarve të Holokaustit, ndihet e nderuar që do të nisë detyrën në Tiranë nga ky memorial i kujtesës.

“Si bijë e të mbijetuarve të Holokaustit, e dija se duhet ta nisja misionin tim në Shqipëri në një vend si ky. Jam këtu sepse dua t’i tregoj botës për mirësinë e popullit shqiptar. Ajo që më bën përshtypje kur flas me shqiptarët për këtë çështje është fakti se ata reagojnë në mënyrë të natyrshme, a thua se e gjithë bota ishte e dashur me hebrenjtë! Gati sikur thonë: “Ne i shpëtuam hebrenjtë se është pjesë e natyrës sonë”. Në fakt, është me të vërtetë në natyrën tuaj dhe ne e çmojmë këtë,” u shpreh Peleg.

Dimplomatja izraelite rrëfeu edhe lidhjen e saj shpirtërore me Shqipërinë dhe se e gjitha nisi pasi pa film shqiptar kushtuar mikpritjes së hebrenjve.

“Kur mora lajmin se do vija në Tiranë, u gëzova shumë. Dy vjet më parë, një mikja ime më tha se në kinemanë e Tel Avivit po transmetohej një film për Shqipërinë, ku rrëfehej historia e hebrenjve që u shpëtuan nga shqiptarët. E them me bindje se ky film ndryshoi jetën time. Historia e Shqipërisë dhe hebrenjve të saj, e preku zemrën time në një mënyrë të atillë, sa prej atij momenti kuptova se duhej të vija si ambasadore e Izraelit në Shqipëri. Kaluan dy vite dhe jam ku jam,” rrëfeu ambasadorja, e cila premtoi po ashtu, se do bëjë gjithçka gjatë misionit të saj që Shqipëria të konsiderohet më tepër sesa thjesht një mike e Izraelit.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/09/2022 03:49

    Ata qe krijuan shtetin e Izraelit, i bene llogarite /pa hanxhine/.Palestina kishte po aq te drejte te ishte shtet i pavararur sa dhe Izraeli.Jeruzalemi eshte ceshtje tjeter pastaj.Nderkohe te dy shtetet, me veprimet e zgjedhjet qe kane bere historikisht, kane vulosur fatet e tyre.Izraeli u soll per dekada te tera si femija i perkedhelur i Perendimit dhe duke luajtur me ndjenjen e/mea culpa/ qe Perendimi pati per mos reagimin,apo nderhyrjen me vonese kunder Holokaustit ,zbatoi me zell te madh edhe aty ku s'duhej projektin e kolonizimit e zgjerimit ne Palestine,pertej kufijve te vet.Nderkohe palestinezet kujtonin se problemet e tyre do te merrnin fund po t'jua lini ne dore drejtimin e territoreve te tyre,org.nacionaliste me ngjyrim terrorist,si Hamasi etj.Dhe sikur te mos mjaftonte kjo,vellezerit e te njejtit besim dilnin ne mbrojtje te njeri-tjetrit dhe ja ku kemi luften 6-ditore dhe probleme te tjera te meparshme e te mevonshme.Pasojat sot:Izraeli edhe pse perkrahet fuqishem,e ka humbur statusin e femijes se perkedhelur,kurse Palestines i vihet kusht qe te heqe dore nga org.terroriste,gje qe eshte pak e veshtire,kur shikon trajtimin qe u behet nga izraelitet.Sa per te drejta e cilesi jetese te palestinezeve,kam pare nje dokumentar nje here,ku nuk krahasohej jeta e tyre me arabet e tjere te L.Mesme,por thjesht me izraelitet.Qe t'i biem shkurt,ndryshimi ishte drastik,si jetesa e bllokemeneve tane dhe shqipove te thjeshte.Kaq ndryshim kishin.

    Përgjigju
  • Ajdbdvsysh: 23/09/2022 15:23

    Do ishte e drejte per Izraelin t’i trajtonte palestinezet si i trajtuan shqiptaret cifutet. Kush e di sa urrejtje ka frymezuar keqtrajtimi i palestinezeve ne Izrael.

    Përgjigju
    • Ajdbdvsysh: 24/09/2022 00:28

      Shko lexo e meso se c'behet para se te besh komente idiote. Israelitet do te hdheshin te gjithe ne det nga arabet dhe iranianet nese do te ishin te dobet. Nderko qe arabet ne Izrael kane njy kualitet jete shume me te larte e me shume te drejat se te gjithe arabet rreth e rrotul, cfaredo shteti ti perkasin.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet