Ambasadorja e SHBA në OKB: Putin ka një plan për të shkatërruar Ukrainën! Bota duhet të përgatitet për një rrugë të gjatë përpara

Ambasadorja e SHBA në OKB: Putin ka një plan për të shkatërruar Ukrainën! Bota duhet të përgatitet për një rrugë të gjatë përpara

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha se “është e qartë se Putin ka një plan për të shkatërruar dhe terrorizuar Ukrainën”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë “të shqetësuara se bota duhet të përgatitet për një rrugë shumë të gjatë dhe shumë të vështirë përpara.”

“Nëse dy javët e fundit na kanë treguar diçka, është se populli ukrainas nuk do të dorëzohet. Dhe shumë njerëz rusë, përfshirë shumë ushtarë rusë, nuk e duan këtë luftë”, tha Thomas-Greenfield në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Thomas-Greenfield shtoi se "Putini është qartësisht i gatshëm të sakrifikojë jetën e mijëra ushtarëve rusë për të arritur ambiciet e tij personale".

“Ne kemi paralajmëruar Moskën për javë të tëra se, në fund, Rusia do të jetë më e dobët, jo më e fortë, për nisjen e kësaj lufte. Kjo tashmë po rezulton e vërtetë. Pyetja është se sa shkatërrim është i gatshëm të shkaktojë presidenti Putin për këtë gabim të madh?”, tha ajo.

Në fjalët e saj, Thomas-Greenfield tha se SHBA-të janë "të indinjuar nga sulmet e Moskës mbi civilët ukrainas në luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër popullit ukrainas" dhe shprehu shqetësim në rritje "për mbrojtjen e civilëve në këtë konflikt.”

Ajo tha se homologu i saj polak i tha se 100 refugjatë në minutë po kalonin nga Ukraina në Poloni.


Lajmi kryesor:

Përfundojnë bisedimet Moskë-Kiev, zhvillime pozitive për korridoret humanitare! Kuleba-Lavrov do takohen në Turqi! BE shqyrton aplikimin anëtarësimin e Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Kush do të vritej dje në Bashki?

Frrok Çupi: Kush do të vritej dje në Bashki?