Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i tha Sky News se është gati të takohet me Vladimir Putinin për bisedime dhe do të bëjë gjithçka për të sjellë paqe.
Ai tha se SHBA-të kanë fuqinë për t'i dhënë fund luftës, por duhet të ushtrojnë presion më të madh mbi Moskën.
"Shtetet e Bashkuara janë edhe më të forta nga sa mendojnë për veten e tyre. Dhe unë mendoj kështu vërtet. Dhe ata vërtet ushtrojnë presion mbi Putinin. Ata mund ta ndalojnë këtë luftë", tha ai.
Por ai i kërkoi administratës në Uashington të shtrëngojë sanksionet kundër familjeve të udhëheqjes ruse dhe t'i sigurojë Ukrainës armë më të përparuara, duke argumentuar se vetëm rritja e presionit do ta detyronte Moskën t'i merrte seriozisht negociatat.
Lidhur me pyetjen se sa afër është Ukraina arritjes së paqes, ai deklaroi se tashmë ka një shans.
"Tani mendoj se kemi një shans. Mes nesh, ajo që mendoj vërtet për vitin e ardhshëm... varet nga këto muaj, nëse do të kemi një shans për ta përfunduar luftën para vjeshtës. Para zgjedhjeve, zgjedhjeve të rëndësishme dhe me ndikim në Shtetet e Bashkuara. Nëse do të jetë e mundur të arrihet një paqe, do ta kemi, tani e kemi këtë dritare.", shtoi Zelensky.
Më 18 shkurt u zhvillua raundi i tretë i bisedimeve në Gjenevë midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Moska dhe Kievi mbeten larg njëri-tjetrit për çështjet kryesore të territorit dhe kushtet e një armëpushimi të mundshëm në konfliktin katërvjeçar.
Rusia ka kërkuar kontroll të plotë të Donbasit lindor të Ukrainës, i përbërë nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Kievi e ka refuzuar prej kohësh këtë kërkesë, pasi për ta kjo do të ishte të heqësh dorë nga territori sovran ukrainas.
Ndërkohë, një armëpushim hyri në fuqi në orën 7:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhia. Ky armëpushim i shkurtër u ra dakord për të lejuar përfundimin e punimeve të riparimit dhe restaurimit në termocentral dhe linjën e energjisë Ferrosplavnaya. Punimet, pritet të zgjasin të paktën një javë. Marrëveshja e armëpushimit u arrit me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme ruse.
Statusi i centralit bërthamor të Zaporizhias është një pikë ngërçi. Termocentrali, është më i madhi në Evropë dhe ndodhet në vijën e frontit dhe ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi i vitit 2022.
Një armëpushim hyri në fuqi në orën 7:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhia. Ky armëpushim i shkurtër u ra dakord për të lejuar përfundimin e punimeve të riparimit dhe restaurimit në termocentralin dhe linjën e energjisë Ferrosplavnaya. Punimet, njoftoi drejtori ekzekutiv i Rosatom, Alexey Likhachev, pritet të zgjasin të paktën një javë. Likhachev theksoi se marrëveshja e armëpushimit u arrit me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme ruse.
Komente













OR Zele je zgjuar vone nga gjumi nga gjith ata humbjet njerezore tani don paqe pse e zhgjodhet rugen e luftes qe ne fillim kur disa kushte ishin te pranueshme pa e nis luften Donbasi ne ate kohe donte nji autonomi ,ose Ukraina te formohej ne nji shtet Federativ sot dote jetonin te gjith ata viktimat por ju zgjodhet rugen e Perendimit qe donte lufte per ta zhdukur rinin e Ukraines,SHBA,ja ka fuqin kunder nji te varferit por jo kunder Rusis dhe Kines edhe si te arihet nji paqe e forcuar por hasmeria dote jetoj ne mes dy popyjve Sllave me mijera vjet.
Përgjigju