Ambasadorja e SHBA: Të gjithë qëndrojmë krah Ukrainës! Nuk do i harrojmë torturat e Kremlinit, do sigurojmë bashkë liri e drejtësi

 

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka dhënë mesazhin e saj për luftën në Ukrainë duke thënë se të gjithë do të qëndrojnë bashkë e të sigurojnë liri e drejtësi pasi Kremlini ka kryer vrasje e tortura në masë të madhe që janë parë nga e gjithë bota. 

"Vetëm pak ditë më parë presidenti Biden shkoi në Kiev dhe nuk duhet të jetë asnjë dyshim se ku qëndrojnë SHBA. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Nuk duhet të ketë dyshim që ne do të jemi me popullin e Ukrainës, për sa kohë të nevojitet. Presidenti Biden i kujtoi botës se Putini e kishte gabim kur mendonte se Ukraina ishte e dobët, apo se perëndimi ishte i përçarë. Perëndimi është si asnjëherë më parë i bashkuar. Populli i Ukrainës kanë mundur t’ia dalin mbarë pavarësisht të gjitha sfidave.

Ne jemi krenarë. Posteri para nesh thotë “Tirana qëndron me Ukrainën” por nuk është vetëm Tirana. Është Shqipëria, SHBA dhe e gjithë bota mbarë që qëndron me Ukrainën. Bota e di dhe e kemi parë. Nuk do të harrojmë vende si Bucha, Kharkiv e Mariupoli, kemi parë raporte tronditëse të torturave, dhunës seskuale, rrëmbimeve, kampeve dhe vrasjet në masë nga Kremlimi, do të sigurohemi që të qëndrojmë së bashku e të sigurojmë liri e drejtësi", tha Yuri Kim.


Lajmi kryesor:

1 vit agresion rus në Ukrainë, në Tiranë marshim për paqen! Veliaj: Solidaritet me popullin ukrainas! Ambasadorët: Perëndimi më i bashkuar se kurrë


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë