Përfaqësuesit e OKB-së vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti në Afganistan 24 korrik, 2022
Afganistan, rrënojat e lëna pas nga tërmeti
Përfaqësuesit e OKB-së për Afganistanin kanë vizituar juglindjen e vendit për të diskutuar "dërgimin e shpejtë të ndihmës humanitare" në rajonin ku qindra njerëz u vranë nga një tërmet të fuqishëm muajin e kaluar.
Markus Potzel dhe Ramiz Alakbarov, zëvendës përfaqësues të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Afganistanin u takuan me Sirajuddin Haqqani, ushtruesin e detyrës së ministrit të brendshëm të qeverisë së udhëhequr nga talebanët dhe liderët lokalë në provincën Khost më 22 korrik, njoftuan mediat afgane.
Në një mbledhje ku morën pjesë edhe familje të prekura nga tërmeti, zyrtarët e OKB-së u zotuan të përshpejtojnë shpërndarjen e ndihmës për viktimat.
Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan tha në Twitter se një ekip i OKB-së "është në terren duke ofruar gjëra themelore shumë të nevojshme, duke përfshirë ushqimin, ujin, kujdesin mjekësor dhe strehimore të përkohshme, për komunitetet dhe familjet e prekura". Tërmeti me magnitudë 5.9 goditi më 22 qershor fshatrat në provincat Paktika dhe Khost, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu.
Të paktën 1.150 njerëz u vranë nga tërmeti dhe qindra të tjerë u plagosën. Dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.
Marrë nga REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.2%
-
Pak
9.8%
-
Aspak
73%
Vota total: 122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Trump: Bllokimi i urdhrit për mosmarrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet
24 Janar, 16:33
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Të lidhur me zinxhirë, njëri pas tjetrit! Shtëpia e Bardhë poston foto të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24 Janar, 15:24
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit
24 Janar, 13:35
-
NBA/ Lakers leksion kampionëve të Celtics, Jokic fenomenal te Denver! Fitojnë Bucks e Warriors
24 Janar, 10:38
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
Per te ber bla bla jeni te vetmit ju por vetem aq se pastaj nuk jua mban , sa merni ne qafe kot popullin
Përgjigju