Ambasadorja e Turqisë viziton
komandën e forcave tokësore

Ambasadorja e Turqisë viziton<br />komandën e forcave tokësore
Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli ka pritur në vizitë ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që Republika e Turqisë po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, përmes shkollimit të kadetëve dhe trajnimeve të ndryshme që realizohen në Turqi si dhe të atyre që mundësohen në Kosovë përmes ekipeve mobile të instruktorëve.

Me këtë rast, sipas komunikatës së Ministrisë për FSK-në, gjenerali e ka njoftua ambasadoren me zhvillimet dhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, ndërsa është diskutuar edhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e shkollimit, ushtrimeve dhe trajnimeve të ndryshme.

Ambasadorja ka shprehur gatishmërinë e vendit të saj për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Në takim kanë marrë pjesë edhe rreshter majori i Komandës së Forcave Tokësore Fetah Zejnullahu, atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë nënkolonel Necdet Ozdemir si dhe koloneli Omer Turgut./RTK/

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin