Ambasadorja franceze në takim me NIkollën: Franca mbështet mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë

Ambasadorja franceze në takim me NIkollën: Franca mbështet mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë

Elisabeth Barsacq dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla,ka pritur në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, e cila e uroi për marrjen e detyrës së re. Ambasadorja Barsacq shprehu vullnetin e Francës për të vazhduar e intensifikuar bashkëpunimin me Shqipërinë.

Siç njofton zyra e shtypi, një çështje diskutimi ishte edhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë, ku Nikolla tha se vendi ynë është gati për këtë hap.

“Politika e jashtme e Shqipërisë është qind për qind në koherencë me politikën e jashtme të BE-së. Ne kemi përmbushur pesë prioritetet, kushtet e Bundestagut gjerman si edhe  kushtet e Këshillit të Marsit 2020 dhe jemi gati të ulemi në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE, brenda vitit 2021. Metodologjia e re e rishikuar e zgjerimit duhet të vlerësohet si një hap i ri për të ruajtur e mbështetur progresin e integrimit në BE të rajonit, veçanërisht hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë. Procesi i integrimit në BE bazohet në meritat e çdo vendi, duke bërë kujdes që të mos pësojë krisje  nga qëndrimet e ndonjë vendi anëtar. Përsa i përket Kuvendit, me opozitën si pjesë aktive  tij, unë do të bëj të mundur lehtësimin e bashkëpunimit për reformat dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, tha Nikolla.

Kryetarja Nikolla vlerësoi edhe angazhimin e Francës dhe të Presidentit Macron në Ballkanin Perëndimor si edhe në nxitjen e mbështetjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Ambasadorja Barsacq u shpreh se Ambasada do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ndërparlamentar dhe intensifikimin e kontakteve midis deputetëve të të dy vendeve. Ajo e informoi Kryetaren Nikolla edhe mbi qëndrimin më të fundit të Francës në favor të mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur