Ambasadorja gjermane: Do t'i 
njohim zgjedhjet edhe pa PD

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, se zgjedhjet e 18 qershorit janë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, një qëndrim i fortë kundër PD ka ardhur edhe nga Gjermania. 

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz u shpreh sot se saj do t'i njohë zgjedhjet parlamentare edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike, siç përsëriti edhe sot kryetari i PD, Lulzim Basha.

Schütz insistoi gjithashtu se zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e dekretuar, në 18 qershor.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje, është vendim i trishtë.

Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do t’i njohim.

Sikurse u konstatua dhe nga ministri i Jashtëm federal, zoti Gabriel përpara dy javësh, ne shpresojmë shumë që zgjedhjet të mund të zhvillohen në datën që është dekretuar dhe nga presidenti i Republikës. Shpresojmë që në këtë proces të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur.

Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë t’i mbeten qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë, ky do të jetë një vendim i trishtueshëm për ne. Por ne do t’i njohim këto zgjedhje
”, deklaroi Schutz.

Kjo deklaratë publike bëhet ndërkohë që në takime të ambasadorëve të tjerë me politikanët shqiptarë theksohet nevoja e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën.

Por ambasadorët, ashtu siç konfirmuan pak ditë më parë edhe përfaqësuesit e partive të vogla, kanë theksuar se mospjesëmarrja e disa partive në zgjedhje do ishte vetëm një rresht në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.

Të njëjtim qendrim ka mbajtur edhe SHBA dhe Brukseli zyrtar.

Kjo, pasi sipas tyre, nuk ka asnjë arsye që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Opozita ndodhet përpara një momenti kyç për fatet e saj, në një kohë kur është braktisur tashmë edhe nga partnerët e saj të Partisë Popullore Europiane. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur