GJIROKASTER - Ambasadorja gjermane në Tiranë Carole Muller-Holtcemper deklaron se situata parazgjedhore po shoqërohet nga tensione politike dhe u bën apel partive politike të shmangin.

Nga Gjirokastra, ku ajo u nderua me titullin “Qytetare Nderi”, Holtcemper tha se zgjedhjet janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe për këtë ajo kërkoi zgjedhje transparente dhe të ndershme.

“Për sa i përket problemit të zgjedhjeve unë nuk jam parashikuese e fateve. Mund të them se realiteti dominohet nga tensione politike, sa i përket situatës zgjedhjeve. Zgjedhjet janë të rëndësishme pasi vedosnin për të ardhmen e një vendit, por duhet të mbetemi me këmbë në tokë . Ajo çka duhet krahasuar janë programtet me njëri tjetrin për sa i pëkret të ardhmes së vendit duhet të jemi sa më pak konfliktual me njëri tjetrin dhe pa hyrë në nivel të personalizimit të konflikteve, shpresojmë që zgjedhjet të jenë transparente dhe të fitojë ekipi më i mirë me programin më të mirë.

Ambasadorja gjermane ka komentuar gjithashtu edhe funksionimin e shtetit ligjor, duke e cilësuar si një prej pikave më urgjente që Shqipëria duhet të realizojë me qëllim integrimin e vendit në BE

“Shteti ligjor është problemi dhe detyra më e ngutshme që duhet të realizojë Shqipëria në procesin e integrimit evropian. Ajo çka kërkohet është realizimi i kritereve të Kopenhagenit, një pjesë ende të parealizuar. Një pjesë e këtyre kritereve janë edhe tre ligjet. Problem thelbësor është krijimi i shtetit ligjor, vetëm në këtë formë Shqipëria do të ketë mundësi të progresit social dhe ekonomik të vendit. Ajo çka kërkohet është realizimi i kritereve të Kopenhagenit, pasi një pjesë ende nuk janë realizar. Një pjesë e këtyre krirtereve janë edhe tre ligjet. Problem thelbësor është krijimi i shtetit ligjor, vetëm në këtë formë Shqipëria do të ketë mundësi të progresit social dhe ekonomik të vendit.”- tha Holtcemper.

Hotkemper komentoi edhe propozimin e kryeministrit Berisha për të ulur moshën e votuesve deri në 16 vjeç.

“Kam përshtypjen se të rinjtë tregojnë një interes të madh për politikën. Një temë e tillë ndoshta ia vlen të mendohet dhe analizohet. Referenca ime është Gjermania ku vetëm 18 vjeçarët kanë të drejtë të votojnë. Çdo shoqëri ka të drejtën e saj për të gjetur rrugën e saj në këtë drejtim. Në Shqipëri është duke u menduar që të votojnë 16 vjeçarët atëherë ndoshta ka arsye për ta bërë këtë por duhet mbajtur në konsideratë edhe kuadri ligjor pa pretenduar për të luajtur rolin e ekspertes në këtë drejtim, mendoj se do të ishte një situatë për momentin problematike.”

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)