Tri pikat e debatuara mes Tiranës zyrtare dhe Athinës, ligji i luftës, problemi çam dhe delimitimi i zonave detare, mbeten në tryezë pa asnjë moment përafrimi.
Në një intervistë për “Albanian Daily News”, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani ka konfirmuar qëndrimin e Greqisë për këto çështje.
“Lidhur me delmitimin e kufirit detar mes dy vendeve, do të doja të vija në dukje se kjo nuk është një çështje e pazgjidhur, përderisa ka një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2009, e cila u hartua me kujdes dhe bazuar në Konventat e OKB-së dhe ligjin e Detit dhe që në vështrimin tonë i shërben interesave të të dyja vendeve.
Mbi të ashtuquajturën çështje “Çame”, mendoj se ministri Kotzias, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Çamët e Greqisë, duhet t’i ndajmë nga çamët e Shqipërisë, lanë vendin në fund të pushtimit gjerman, duke ndjekur tërheqjen e trupave gjermane.
Qytetarët e kujtdo vendi që kanë pretendime pronësore në Greqi, mund t’i kërkojnë ato duke iu drejtuar gjykatave greke”tha Sounari.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com