Ambasadorja Kim dhe ministrja Kushi motivojnë studentët: Kontribuoni në fuqizimin e Shqipërisë

Ambasadorja Kim dhe ministrja Kushi motivojnë studentët: Kontribuoni në fuqizimin e Shqipërisë

Yuri Kim dhe Evis Kushi me studentët

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim bashkë me ministren e Arsimit Evis Kushi iu kanë dorëzuar studentëve përfitues të bursave Fulbright dhe Humphrey, certifikatat e përfundimit të studimeve.

Në një postim në rrjete sociale ambasada e SHBA ka ndarë foto të takimit ndërsa shkruan se Kim i ka nxitur ata të zbatojnë ato që kanë mësuar, për fuqizimin e Shqipërisë.

"Ambasadorja Kim dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi përgëzuan studentët e Fulbright dhe Humphrey për përzgjedhjen e tyre për këto bursa prestigjioze dhe i uruan fat ndërsa përgatiten të fillojnë programet e studimit në Shtetet e Bashkuara.  Ambasadorja dhe Ministrja gjithashtu ju dorëzuan studentëve të sapokthyer çertifikatat e përfundimit të studimeve dhe i nxitën ata të zbatojnë ato që mësuan për fuqizimin e Shqipërisë".

Kim thekson se që prej vitit 2019 Shqipëria ka kontribuar me fonde për këto programe duke i mundësuar ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur masterin në SHBA.

"Ambasadorja Kim theksoi se ky vit shënon 75 vjetorin e programit Fulbright, programi kryesor i shkëmbimit të Departamentit të Shtetit për arsimin dhe kulturën. Që prej vitit 2019, qeveria e Shqipërisë ka kontribuar me fonde për programin Fulbright, gjë e cila i ka mundësuar Ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur studimet master në Shtetet e Bashkuara", shkruan ambasada.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat