Kryeministri Rama foli sot për shkarkime skandaloze në Bashkinë e Tiranës, me urdhër të Veliajt, pasi sipas tij nuk i kanë bërë “like” dhe “share” postimeve të kryebashkiakut. Shqiptarja.com ka siguruar urdhrat e firmosur nga Veliaj për 2 prej drejtorëve më të rëndësishëm në bashki.

Vetëm ditën e djeshme, 20 nëntor, Kryetari i Bashkisë Veliaj ka shkarkuar Zhaneta Beqirin, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve si dhe Rigers Sheqerin, i cili mbante detyrën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Për Beqirin sipas burimeve nga Bashkia ka një raport të Kontrolli të Lartë të Shtetit, i cili rekomandon kryetarit të shqyrtoj masë ndaj saj. Ndërkohë që Sheqeri ka qenë një prej personave që ka mbrojtur selinë e PS me shkopinj në duar kundër protestuesve të dhunshëm.

Por emri që përmendi Kryeministri Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ishte ai i Elona Lalajt, drejtoreshë e Policisë Bashkiake. Për të raportohet se është në proces largimi nga detyra.

“Po si mund largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si dhe të tjera e të tjerë, drejtues dhe punonjës në hierarkinë e bashkisë së Tiranës, pse nuk u bëjnë like e share dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?”, tha Rama.

Urdhri për shkarkimin e kreut të IMT-së së Tiranës

 

Urdhri për shkarkimin e drejtoreshës së Çerdheve dhe Kopshteve