Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka përsëritur thirrjet për të bërë funksionale brenda këtij viti Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka theksuar se nuk duhet të pritet derisa BE të marrë një vendim.
“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”!, shprehet ambasadorja Kim.
Ambasadorja Kim do të japë mbrëmjen e sotme një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku në një pjesë të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale të ambasadës amerikane, Kim thekson se njerëzit e donin 4 vite më parë.
Më parë Kim ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE duke thënë se Reforma në Drejtësi është kyçe për arritjen e këtij qëllimi. Sipas saj SHBA ka bashkëpunuar gjithmonë me BE për të ndihmuar Shqipërinë të ecë para dhe se "nuk ka mbyllur" sytë kurrë ndaj mangësive në vend, përkundrazi ka bërë thirrje që ato të përmirësohen, siç është ngritja sa më shpejtë e Gjykatës Kushtetuese.
Edhe me ashper duhet te jeni z.Kim ndryshe nuk do ndryshosh gje ne Shqiperi,qe ndryshimin po e presin me padurim shqipetaret.Po nuk u futen ne burg Sali krimineli,Meta haduti,Basha hajdut e kriminel,Monika hadute ku vend nuk ka qetesi.
PërgjigjuSigurish që kësaj liste nuk mundë ti mungonte dhe Av. Vladimir Meçe. Do dal së shpejti lista.Amerika gjithmon ka bër histori.
Përgjigjuka jo vetëm përgjegjësi por edhe asht bashkëmfajtore
PërgjigjuPo kur nuk do Ilir Meta si i vete halli?
PërgjigjuPo Birishen ku le ti mor Nik?