Kim takon Shalsin dhe Sorina Kotin e Rithemelimit! Deputetja: Nuk folëm për Berishën! Deputeti i PS: Nuk ia mbajti t'i thotë ambasadores pse mbështet 'non gratën'

Në Kuvend, ambasadorja amerikane Yuri Kim vijoi axhendën për të takuar krerët e komisioneve parlamentare, duke u ndalur te Eduard Shalsi i Ekonomisë si dhe nënkryetaren Sorina Koti.

Për herë të parë shefja e diplomacisë amerikane takoi një deputete të Rithemelimit, Sorina Kotin. Këtë moment, deputetja e grupimit Berisha, nuk e kaloi pa një reagim, ku u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për bashkëpunim me ndërkombëtarët, ndërsa pohoi se nuk kanë biseduar për Sali Berishën.

'Ambasadorja theksoi që reformat duhet të jenë akoma dhe më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg. Ajo që cilësova është që qeveria mban peshën më të madhe në këtë gjë, se ata qeverisin. Opozita është denoncuese, është në terren, me qytetarët por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësi pse nuk funksionon shteti i së drejtës, apo institucionet publike. Kjo ishte ajo që unë raportova te ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët, sepse shqiptarët duan shpresë, dhe shpresoj që nëse do të ketë dëshirë dhe nëse politikanët do jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që përfaqësojmë ata, do të jemi në rrugën e duhur.''- u shpreh Koti.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi u shpreh se fokusi i bisedave me znj. ishte mbështetja financinare për reformat. Ndër të tjera, Shalsi u shpreh se nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë nuk ia mbajti t'i thojë ambasadores amerikane arsyen përse mbështet 'non gratën'.

Patëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ku prioriteti numër 1 do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi.

Sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik. ", tha ai. 

Në kryesinë e Kuvendit, prej dy ditësh zhvillon takime edhe deputeti i partisë simotër të PD shqiptarë, CDU-CSU, Gunther Krichbaum. Takimi me deputetin e grupit Alibeaj, Agron Gjekmarkajn, që zbulon se me Krichbaum, u diskutua rruga për bashkimin e PD, u pasua me takimin e zyrtarit të CDU me deputetin e grupimit Berisha, Oerd Bylykbashin mëngjesin e së premtes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
Takimi me Shalsin dhe Kotin, ambasadorja Kim: Folëm për rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri! Investitorët të jenë të bindur se gjykatat bazohen në ligj

1665162368_Fee0vCZXgAQ3ZOh.jpg

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit me Eduard Shalsin dhe Sorina Kotin duke thënë se fokusi ishte reforma në drejtësi. Sipas Kim, është e nevojshme që investitorët amerikanë të jenë të bindur se në Shqipëri ka drejtësi të drejtë të bazuar në ligj. Kim nuk bëri asnjë koment për përplasjen në distancë të deputetëve për çështjen e Berishës 'non grata'.

“Faleminderit Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Parlamentit, Eduard Shalsi dhe nënkryetares Sorina Koti për mundësinë për të dëgjuar për prioritetet e komisionit dhe për të diskutuar mënyrat për të rritur investimet amerikane në Shqipëri.

Rregulla të qarta, racionale (përfshirë pronën) + procedura transparente + gjykata të pastra janë të nevojshme për të tërhequr më shumë investime nga të cilat përfitojnë më shumë njerëz. Investitorët amerikanë duhet të dinë se në rast mosmarrëveshjesh, gjykatat në Shqipëri do të japin gjykimin e bazuar në ligj, jo për shkak të frikës apo favorit.

Kjo është lidhja mes reformës në drejtësi dhe biznesit. Reforma në drejtësi nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë - ka të bëjë edhe me prosperitet për më shumë shqiptarë. Bëhet fjalë për të gjithë, jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit, që të kenë një mundësi të drejtë për të përmirësuar jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”, shkroi Kim.

Ora 17:47
Shalsi për Kotin: Nuk gjeti kurajon t'i shpjegonte ambasadores Kim përse mbështet 'non gratën'! Të dëshpëruarit thonë gjëra të dëshpëruara

 

Eduard Shalsi, Kryetari i komisionit të Ekonomisë foli për takimin me ambasadoren Yuri Kim ndërsa ishte e pranishme edhe deputetja e PD, Sorina Koti, për të cilën tha se nuk e gjeti kurajon t’i thoshte arsyen përse mbështet Sali Berishën.

Për nënkryetaren e Komisionit të Ekomonisë, Shalsi tha se “Koti është pjesë një kontigjent politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga një partner strategjik si SHBA”.

“Shpreh keqardhjen time për deklaratën halucinante të Sorinës, e cila me ç’dëgjova paska përcjellë dhe paska transferuar apo është përpjekur që bisedat me foltoren e ‘non gratës’ të saj t’i hamendësojë si biseda me ambasadoren amerikane në zyrën time. Në fakt, sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse vazhdon të jetë pjesë e verbër të një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik.

 Nuk është për t’u çuditur. Është e kuptueshme, njerëzit e dëshpëruar bëjnë dhe thonë gjëra të dëshpëruara. Gjithë keqardhjen time për çfarë ka deklaruar si bisedë të hamendësuar në zyrën time me ambasadoren amerikane”, u shpreh Shalsi.

Ora 17:27
Shalsi në takim me ambasadoren Kim: Nuk munguan bisedat për artin, shahun dhe muzikën

1665165104_3111533226598506654999286631880353512726600n.jpg

Në takimin me ambasadoren amerikane, Eduard Shalsi tregon se kanë disktuuar për punën e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Përvec buxhetit të vitit 2023 dhe mbështetjes financiare për reformat, Shalsi thotë se folën edhe për artin, shahun e muzikën.

“Me Ambasadoren Amerikane

Një takim miqësor dhe i vlefshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të AmerikësYuri Kim, ku e njohëm me prioritetet e punës së Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, si edhe funksionimin e tij.

Fillimi i diskutimeve intensive mbi buxhetin e vitit 2023; monitorimi i institucioneve të pavarura; mbështetja financiare për të vijuar me reformat e ndërmarra dhe sidomos atë në drejtësi, ishin temat e diskutimit mes nesh, ku nuk mungoi as e folura mbi artin, shahun dhe muzikën, të pranishme gjithmonë në zyrën time”, shkruan  Shalsi.

Ora 15:01
Takimi me Kim, Shalsi zbardh bisedën me ambasadoren: Fokusi, mbështetja financiare për të gjitha reformat

 

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi zbardhi fokusin e takimit me ambasadoren Yuri Kim. Shalsi u shpreh se fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat.

Patëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ku prioriteti numër 1 do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi.

Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas.- tha ai.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 07/10/2022 12:08

    Shalsit dhe Kotit nga nje "flakurimë" per te mos hedhur hapin e Amnistise Financiare.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit