Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu.

Kim shkruan se kanë diskutuar mbi integrimin rajonal të Ballkanit, si edhe për mbështetjen që SHBA jep për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda 6 vendeve të Ballkanit.

“Pata një diskutim të mirë me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu  mbi integrimin rajonal brenda Ballkanit dhe midis Ballkanit dhe BE. SHBA mbështesin lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit & njerëzve brenda 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Kim.