Ambasadorja Kim takon turistë nga SHBA në Voskopjë, i përshëndet e entuziazmuar: S'kam qenë kurrë në një vend kaq miqësor me amerikanët

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është kthyer në një  ambasadore të turizmit në vendin tonë. Këtë fundjavë ajo ka zgjedhur ta kalojë një ditë në Voskopojë ku është takuar me disa turistë nga SHBA. Tepër e entuziazmuar Kim iu tregon atyre për bukuritë e vendit tonë dhe thekson se kurrë më parë nuk ka qenë në një vend që i duan kaq shumë amerikanët.

Ndërkaq ambasadorja shkruan se turistët donin të përjetonin diçka spektakolare dhe natyrisht që zgjodhën Shqipërinë. Ndër të tjera ambasadorja shprehet se pret që historia unike e vendit tonë të zbulohet nga më shumë amerikanë.

"Një surprizë e mrekullueshme për tu ndeshur me turistë në Voskopojë! Ata vinin nga shumë shtete të ndryshme (Teksasi, Uashingtoni, Kalifornia, etj.). Ata kanë udhëtuar nëpër botë dhe dëshironin të përjetonin diçka të re dhe spektakolare, kështu që natyrisht ata zgjodhën Shqipërinë. Shpresoj që më shumë amerikanë të zbulojnë bukurinë dhe historinë unike të Shqipërisë", shkruan ambasadorja në Twitter. 

 E veshur më një këmishë të bardhë dhe me lule në duar, Kim duket tejet entuziaste teksa i përshëndet dhe u flet për Shqipërinë.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!