/ATSH-CRI/- Ambasadorja kineze Jiang Yu u takua të enjten në Bashkinë e Tiranës me kryetarin e ri të kësaj bashkie Erion Veliaj.
Jiang e uroi së pari z. Veliaj për zgjedhjen në postin e kryebashkiakut të kryeqytetit shqiptar dhe i përcolli përshëndetjet e kryetarit të bashkisë së Pekinit, qytet i binjakëzuar me Tiranën.
Jiang Yu theksoi se ekziston një miqësi e thellë tradicionale dhe një lidhje e ngushtë historike mes Pekinit dhe Tiranës. Qysh nga viti 2008, kur Pekini dhe Tirana u binjakëzuan, vizitat e ndërsjella janë intensifikuar dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme është zhvilluar më tej.
Të gjitha këto kanë luajtur rol pozitiv për forcimin e miqësisë kino-shqiptare, për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal dhe për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe.
Ambasadorja Jiang shprehu vlerësim ndaj një sërë masash të reja të Veliajt pas marrjes së postit të kryetarit të bashkisë, si ato lidhur me ndërtimet, rregullimin e mjedisit etj.
Nga ana e tij, Veliaj e falënderoi ambasadoren Jiang për vizitën e saj. Ai vuri në dukje se vitet e fundit mes Tiranës dhe Pekinit është zhvilluar bashkëpunimi dhe janë shtuar kontaktet në kornizën e binjakëzimit. Si kryetari i bashkisë, ai shprehu vullnetin për të nxitur marrëdhëniet miqësore mes Tiranës dhe Pekinit, për të forcuar më tej njohjen dhe miqësinë e ndërsjellë mes të dy popujve e për të zgjeruar marrëdhëniet miqësore mes dy qyteteve, duke dhënë ndihmesë të mëtejshme për zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro-kineze.
Ambasadorja Jiang i shprehu z. Veliaj idetë e saj lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarive miqësore mes Pekinit dhe Tiranës. Ajo theksoi se ambasada kineze dëshiron të ruajë bashkërendimin dhe komunikimin e ngushtë me Bashkinë e Tiranës, duke nxitur arritjet e reja në shkëmbimet miqësore dhe bashkëpunimin konkret mes Pekinit dhe Tiranës
/Shqiptarja.com