Ambasadorja kujton betimin para se të vinte në Shqipër, Yuri Kim: Me dorën në Biblën e nënshkruar nga nëna ime

Ambasadorja kujton betimin para se të vinte në Shqipër, Yuri Kim: Me dorën në Biblën e nënshkruar nga nëna ime

Ambasadorja Kim gjatë betimit

Yuri Kim kujton 1-vjetorin e betimit si ambasadore e SHBA në Tiranë.  Ambasadorja e SHBA ka publkuar fotot nga marrja e detyrës si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

 “ 1 vit më parë – në prani të miqve & familjes, me dorën mbi një Bibël të nënshkruar nga nëna ime – u betova se “do të mbështes & mbroj Kushtetutën e SHBA kundër të gjithë armiqve të huaj & të brendshëm”. Për nëpunësit publikë të SHBA, Betimi ynë i Shërbimit është i shenjtë”, shkruan Yuri Kim.

Kim u emërua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori. Ajo është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë