Ambasadorja Moro: Franca pro dhënies së statusit kandidat

Ambasadorja e Francës, zonja Christine Moro
TIRANË, 22 Qershor/ATSH/-Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro, ka mbështetur fuqishëm operacionin e Policisë së Shtetit në Lazarat dh ka theksuar se ky është një vendim pozitiv drejt marrjes së statusit kadidat nga Shqipëria.
Duk folur nga qyteti i Korçës, Ambasadorja franceze Christine Moro ka shprehur qëndrimin pozitiv në lidhje me "provimin" që do kalojë Shqipëria në datën 23 qershor, përkatësisht ditën e nesërme. "Franca mbështet Shqipërinë për statusin"-kështu është shprehur ambasadorja Moro.
Sipas saj, ky është një vendim kolektiv dhe do merret nga Këshilli Europian. Duke u ndalur tek aksioni i ndërmarrë nga qeveria, me anë të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në Lazarat, More e ka konsideruar këtë aksion tepër të rëndësishëm dhe pozitiv.
"Veprimi në Lazarat, veprim i parë, të shtrihet në zona të tjera. Mbështesim plotësisht ndërhyrjen e policisë"-shtoi më tej ambasadorja franceze, Christine Moro.
Më tej doplomatja e Parisit theksoi se Shqipëria po shkon drejt statusit për vendin kandidat.
/y.pa/

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin! Protesta drejt mbylljes