Ambasadorja Yu: Le të shkruajmë së bashku melodinë e re të miqësisë tradicionale kino-shqiptare

/ATSH-CRI/- 23 nëntori,  shënon 66 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë.
Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu uroi 66 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-shqiptare në programin e përbashkët radiofonik të realizuar në këtë përvjetor nga Radio Tirana dhe Radioja Kombëtare e Kinës.
Në urimin e saj, ambasadorja kineze theksoi se në programin e posaçëm, dëgjuesit shqiptarë do të njohin bukurinë e vendlindjes së saj, do të ndiejnë kulturën e larmishme dhe gjithëpërfshirëse kineze me melodi të ndryshme popullore dhe do të mësojnë mbi prirjen e zhvillimit modern të Kinës.
Dëgjuesit kinezë do të ridëgjojnë muzikën e filmave shqiptarë, do të njihen me muzikën popullore dhe do të shijojnë atmosferën moderne të këtij vendi ballkanik.
Ambasadorja Jiang shtoi më tej në urimin e saj se muzika është gjuha e botës.
"Shpresoj që nëpërmjet muzikës të ndërtohet një urë ndërshpirtërore mes popujve të të dy vendeve, të shtohet miqësia dhe njohja e ndërsjellë dhe veçanërisht ajo mes të rinjve. Le të urojmë që marrëdhëniet kino-shqiptare të shfaqin gjallëri dhe energji të re! Le të shkruajmë së bashku melodinë e re të miqësisë tradicionale kino-shqiptare," thekson ambasadorja Yu. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit