Ambasadorja e Kinës në Republikën e Shqipërisë Jiang Yu, ka prezantuar kuzhinën Kineze në Laboratorët e Institutit Kulinar Neranxi.
Studentët e institutit u njohën përmes një materiali me "8 kuzhina rajonale të Kinës". E shoqëruar nga bashkëshortet e punonjësve të ambasadës, Jiang Yu ka demonstruar personalisht përgatitjen e një prej gatimeve më të famshëm të kësaj kuzhine. Ajo e cilësoi eventin si shumë të rëndësishëm në promovimin e kulturës kineze në Shqipëri.
''Jam sot këtu për të këmbyer teknikat e gatimit mes kuzhinave kineze e shqiptare. dhe vërej me kënaqësi se kuzhinat tona kanë shumë gjëra të përbashkëta. Të dyja kuzhinat ofrojnë pjata mjaft të shijshme dhe mjaft të larmishme. Kina është shumë e madhe, e përbërë nga shumë rajone, të cilat ofrojnë gatime tipike mjaft të ndryshme e të larmishme. Ndërsa Shqipëria, megjithëse është vend i vogël, ka përshtatur kuzhinën italiane, greke e ballkanike, duke ofruar një larmi gatimesh mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra. Moria dhe larmia e shijeve janë një tipar i përbashkët i të dyja kuzhinave. E vlerësoj si shumë të rëndësishëm këmbimin mes këtyre dy traditave. Përmes eventit të sotëm dëshiroj t'u transmetoj miqve shqioptarë se e vlerësoj si shumë të rëndësishme nxitjen e shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve'', u shpreh ambasadorja kineze.
Presidenti i Institutit Kulinar, Nikollaq Neranxi, e konsideroi shumë të rëndësishme njohjen e studentëve me kulturën kineze të gatimit, një prej kulturave më të lashta e më të njohura në botë.
‘’Ne kemi sot një prezantim të kulinarisë kineze nga vetë ambasadorja dhe nga stafi i ambasadës kineze në Tiranë. Unë mendoj që është një vlerësim i madh që i bën gjithë studentëve të Instituit Kulinar Neranxi, është gjithashtu një vlerësim për institucionin, por edhe një vlerësim i madh për kuzhinën shqiptare’’, u shpreh Neranxi.
Eventi u përshëndet edhe nga shoqata kulturore Shqipëri Kinë. Drejtoresha e saj Burbuqe Spahiu e konsideroi eventin një moment shumë të rëndësishëm në këmbimet kulturore mes dy vendeve.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO