Pas anëtarëve të 'Kushtetueses', Kim takon 15 prokurorët e SPAK: Ndiqni penalisht ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë veten

TIRANË- Pas anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme.

Në kohë kur dje u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të merrnin masat pas shpalljes ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, sot Kim u ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë të gjithë ‘ata përgjegjës që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit’. Ajo ka përsëritur edhe një herë mesazhin se askush nuk është mbi ligjin.

"Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t'iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund", tha Ambasada.

Më herët ambasadorja e SHBA-së ka zhvilluar një takim me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, takim ky i cili vjen pak para se kjo gjykatë të japë vendime të rëndësishme sa i takon fatit të Ilir Metës në Presidencë si edhe për kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?

Komento

Komente

  • Tos martallosi: 17/09/2021 12:10

    Sa rehat eshte kjo, tipike. Foto session e ka per zemer. Sa struktura anikorrupsion kemi patur, kemi e do kemi, zonjza eshte vec kalimtare ketu. Ne e duam korrupsionin se nese nuk e kemi me ca do merremi. Te pakten shif veten dhe reflekto se le nam.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

E Djathta Ekstreme, Kosova dhe opozita Berisha e opozitës Basha