Kushtet si në mesjetë, AKU bllokon e gjobit restorantet në Palasë dhe Klos (FOTO)

Kushtet si në mesjetë, AKU bllokon e gjobit restorantet në Palasë dhe Klos (FOTO)

Pamje në një prej subjekteve të bllokuara nga AKU

Gjatë sezonit veror janë kryer një vazhdimësi kontrollesh nga AKU-ja, në mjaft subjekte, kryesisht në zonat bregdetare, me qëllim rritjen e sigurisë dhe cilësisë ushqimore. Konkretisht, gjatë aksionit që AKU po ushtron në restorante, ka evidentuar 2 subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër në subjektin restorant “Veli Krosi” në Klos u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të renda higjeno-sanitare si dhe i paregjistruar në QKB.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000 si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat