/ ATSH / - Ndotja detare tashmë është kthyer në një shqetësim global.
Qese plastike, shishe, lodra, kova, derdhje industriale nga anijet dhe industritë e shumë gjëra të tjera të bëra nga plastika dhe materialet e ngjashme notojnë në oqeanet botërore dhe po e kërcënojnë jetën ujore, kanë deklaruar shkencëtarët dhe ambientalistët ditë më parë, duke theksuar se në sipërfaqen e deteve përreth botës notojnë rreth 300 tonelata mbeturina plastike.
Shkencëtarët në gjashtë vitet e fundit kanë ndërmarrë 24 ekspedita detare në të cilat eksploruan të gjitha oqeanet e botës, ndërsa rezultatet u botuan në revistën PLOSONE. "Ekzistojnë shumë më shumë mbeturina plastike sesa mendohej bazuar në vlerësimet e fundit," shprehet Marcus Eriksen, një nga drejtorët e institutit nga Los Angelosi, i cili merret me problemin e ndotjes së oqeanit.
"Sipërfaqja e oqeanit ka gjithçka që mund ta imagjinoni. Është si një supermarket i madh", tha Eriksen, i cili udhëhoqi hulumtimin. Eriksen tha se 92 për qind e plastikës në det është në formën e "mikroplastikës", copa të vogla plastike që janë krijuar me shpërbërjen afatgjatë të copave më të mëdha plastike.
Ekspertët në vitet e fundit kanë paralajmëruar vazhdimisht se mbeturinat plastike rrezikojnë shumë specie kafshësh, duke përfshirë zogjtë dhe gjitarët e detit, si dhe të gjitha krijesat e tjera që varen nga ekuilibri i ekosistemeve oqeanike. Mbeturinat plastike hyjnë në oqeane nga lumenjtë dhe zonat shumë të ndotura bregdetare, si edhe nga anijet të cilat lundrojnë rrugëve oqeanike
/Shqiptarja.com