Një nga shkollat më me traditë në Lezhë po ndryshon pamje dhe shumë shpejt do të hapë dyert për 522 nxënës dhe 38 mësues në ambiente të reja.

Bëhet fjalë për shkollën “Gjergj Fishta”, ku, sipas kryeministrit Rama, po kryhet rikonstruksion i plotë i godinës ekzistuese, rindërtim i palestrës dhe rehabilitim i oborrit dhe i të gjitha hapësirave të jashtme.

Projekti parashikon edhe një shtesë në godinë, që do të krijojë klasa të reja, laboratorë bashkëkohorë dhe salla funksionale për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Sipas kryeministrit Edi Rama, investimi i Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe rritjes së cilësisë së mësimnxënies.

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Shkurt, 09:49

    Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?