/ ATSH/ - Shoqata të ambientalistëve sot së bashku me 50 gjimnazistë të shkollës "Ismail Qemali" ne Tirane dolën në një  aksion për ndërgjegjësimin e qytetarëve përdorues të makinave, qe të respektojnë korsitë e biçikletave.
Megjithëse projektet e rrugëve tona i kanë lënë pothuajse të jashte vemendjes korsitë e biçikletave, mbi 200 shoferë kishin bllokuar korsitë e tyre në shume segmente rrugore të Tiranës si, "Rruga e Elbasanit", Bulevardi "Dëshmorët e Kombit, Sheshi "Skënderbej", zona e ish-Bllokut, zona e Bankës Kombetare, "Rruga e Dibrës". Atyre iu komunikua direkt dhe nëpërmjet fletëpalosjeve qe te respektojne korsite e bicikletave dhe ciklisteve.
Kjo nismë, thonë anëtarët e shoqatave ekologjike, do të vazhdojë edhe ne ditet e ardhshme.