MYNIH - A e mbani mend historinë e vajzës që mobilizoi gjithë opinionin publik me luftën e saj kundër kancerit?
Epo tashmë mund të themi me plot gojën se Ambra e fitoi luftën e saj. Mediat gjemane por edhe të afërm të Ambra Medës kanë njoftuar se ajo ka përfunduar me sukses edhe operacionin e fundit duke mundur kështu njëherë e përgjithmonë kancerin dhe duke fituar luftën e saj me jetën.

Modeli i luftës që Ambra bëri ndaj kancerit dhe fitorja e saj janë motivi i një faqeje të publikuar në mediat gjermane, duke e marrë si shembull dhe frymëzim për të gjithë fëmijët që vuajnë me këtë sëmundje në botë. Kanë qenë të afërmit e saj të cilët kanë deklaruar të lumtur se në vizitat e saj të fundit të bëra nga mjekët gjermanë ata i kanë dhënë Ambrës mundësinë që më në fund pas 18 muajsh të kthehet në Shqipëri për pak ditë.

Historia e Ambra Medës u bë publike në media pas postimeve për ndërgjegjësim dhe ndihmë monetare që ajo bëri në faqen e saj në Facebook. Prej dy vitesh adoleshentja ka ngjallur ndërgjegjësimin e opinionit publik pas konstatimit se vuante nga kanceri.
Publikimi i rastit të saj bëri që shumë njerëz të kontribuonin duke e dërguar atë për kurim në Gjermani pasi kjo ishte mënyra e vetme që ajo të mund të mposhtte sëmundjen. Në radhët e kontribuuesve për mbulimin e shpenzimeve të operacioneve të Ambrës janë përfshirë një numër i madh njerëzish ku nuk kanë munguar edhe figurat e njohur për publikun shqiptar.

(Ne foto: lart Ambra me boksierin Keta, poshte me princeshen e Mynihut)
Së fundmi në spitalin ku po kurohej, Ambra u vizitua edhe nga princesha e Mynihut, ndërkohë që ndihmë në luftën e saj kanë dhënë dy vëllezërit Keta, kampionë të boksit, Ministri Veliaj i cili dha rrogën e tij të parë për operacionin e Ambrës si dhe shumë e shumë emra të njohur të artit dhe të kulturës.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO