Pasditen e sotme në disa portale qarkulloi lajmi se në rezidencën qeveritare në Dhërmi ku po pushon kryeministri Rama kanë parë lëvizjen e një autoambulance duke hamendësuar se iu dha ndihmë dikujt.
 
Por disa orë më pas ka reaguar kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke përgënjeshtruar lajmin.
 
“Nuk arrij ta kuptoj çfarë lloj mediash kemi! Me 1 foto autombulance alarmojnë kot njerëzit e meazallah se bejnë verifikimin më të vogël”shkruan Rama në reagimin për lajmin e publikuar.
 
Edhe burime për Shqiptarja.com nga punonjësit e Gardës së Republikës në Dhërmi te vilat qeveritare pohuan se autoambulanca ndodhet e stacionuar aty për shkak të rregullit që e parashikon dhe se lëvizja mund të ketë qenë për shkak të ndërrimit të turnit, pasi nuk ka pasur asnjë problem. 


d.b/shqiptarja.com